Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta. Fox news shkruan se ribrandimi ose zyrtarizimi i emrit do të kushtojë thuajse 320 mijë dollarë. Në logon e re do të përfshihet edhe tulipani që është lulja kombëtare e vendit.
Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana.
Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.
Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë.