Propozimi i ri për buxhetin e qeverisë arrin pothuajse 3.9 miliardë euro. Kush dhe sa për të marrë nga torta e buxhetit dhe mbi çfarë baze do të shpenzohen paratë është tema e episodit të sotëm të SKEN.
Kryeministri Zoran Zaev theksoi se ky Buxhet do të kënaqë të gjitha degët e shoqërisë, ndërsa Ministrja e Financave Nina Angellovska pretendon se do të kemi nivelin më të ulët të interesit për shlyerjen e borxhit.
Analisti financiar dhe një nga ministrat e parë të financave në Maqedoni, Xhevdet Hajredini, thotë se ne jemi vendi i vetëm që u jep paratë e buxhetit militantëve të partisë vetëm për të përmbushur nevojat e partnerit të koalicionit. Ai theksoi që nga viti 1998 ne kemi pasur gjithmonë zgjedhje të parakohshme dhe përqendrimi është tek kënaqja e segmenteve sociale pasi ato sjellin më shumë vota…
Ish këshilltari i në Ministrinë e financave, profesori Branimir Jovanoviq thotë se Propozimi i Buxhetit për vitin 2020 se me heqjen e taksës progresive, shteti humbet rreth 40 milion euro, dhe shteti do të duhet të marrë hua për të plotësuar buxhetin … pensionet janë segmenti i fundit që duhet të zbatohet nga qeveria, pasi ka çështje të tjera prioritare.
Qeveria ka dorëzuar në Parlament Projekt-buxhetin për vitin 2020, me debatin që po zhvillohet në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet. Janë paraqitur rreth 350 amandamente, 314 prej të cilave ishin nga opozita VMRO-DPMNE. Pas debatit, pritet që Projekt- Buxheti të miratohet në seancë plenare.
Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Kontribuesit: Xhabir Deralla, Maja Ivanovska, Biljana Jordanovska, Atanas Petrovski, Diana Tahiri, Angella Petrovska dhe Goran Naumovski