Hristijan Mickoski, lideri formal i VMRO -DPMNE, sot gjendet në Budapest, në takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orbanin. Mundësia Nikolla Gruevski të jetë pjesë e takimit, nuk është e përjashtuar. Më vonë, Mickoski me siguri do të ketë takim të veçantë me shefin e tij, Gruevskin, i cili e gëzon azilin që ia dhuroi Orbani, që ta shpëton nga dënimi me burg.
Mickoski, siç duket, i harxhoi të gjitha mundësitë për bllokim e mëtejmë të thellë të ligjeve kyçe, siç është ligji për prokurorinë publike, integrimet euro-atlantike, regjistrimi i popullsisë dhe procese tjera. Si plotësim, funksionari i lartë amerikan, Filip Riker, i forcoi thirrjet për fund të lojave politike me ardhmërinë e Maqedonisë.
Se çfarë do ta këshillojë Orbani Mickoskin, dhe çfarë do t’i urdhërojë shefi i partisë, do të bëhet e ditur në kumtesën e parë ose hapin e ardhshëm të partisë në opinion dhe në institucionet. Në këtë periudhë të delikate politike, nga Mickoski, opinioni me të drejtë pret transparencë dhe përgjegjësi në proceset, në vend të takimeve sekrete jashtë shtetit.
Xh. Deralla