Shkruan: Igor K. Ilievski
Ndalesa për lëvizjen e automobilave pa afish ekologjik mund të ndikojë për më pak se 038% të ndotjes së ajrit me grimca të forta, tregon krahasimi i të dhënave nga disa studime shtetërore.
Komisioni Parlamentar për çështje ekonomike të martën ka miratuar katër nga 13 amandamente të tekstit të propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automobila. Me këto u anulua obligimi paraprak që makinat detyrimisht t’i nënshtrohen kategorizimit ekologjik sipas shkallës së ndotjes, por përcaktohet ndalesë për menaxhimin e automjeteve të jo-kategorizuara, ose automjeteve pa afishe të gjelbra, në zona ku gjatë ndotjes së zmadhuar do të ndalohen për lëvizje. Në ditët kur autoritetet lokale do të shpallin një ndalesë të tillë, në ato zona do të und të lëvizin vetëm automjete me afishe të gjelbra.
Trafiku merr pjesë në ndotjen me grimcat PM 10 dhe PM 2,5 me 2,0% jo të plota në ndotjen e përgjithshme, thuhet në Planin për ajër të pastër, të cilin Qeveria e miratoi në nëntor të vitit të kaluar, me paralajmërim se për dy vite do ta përgjysmojë ndotjen e ajrit në Shkup, ndërsa për një të tretën do ta zvogëlon në qytetet tjera. Të dhënat e njëjta janë të treguara edhe në Raportin Vjetor të fundit për të dhënat e përpunuara për cilësinë e mjedisit jetësor, të shpallur në faqen e Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, por edhe në dokumente tjera të ngjashme. Sipas të dhënave, trafiku merr pjesë me 3,5% në emetimet e PM 2,5 dhe me 1% në ndotjen me PM 10, ose, me gjithsej 1,9% në lëshimin e grimcave ((Total suspended particles –TSP).
“Pritet që kontributi i trafikut në emetimet e grimcave do të rritet gjatë aplikimit të faktorëve nacional emetues për llogaritjen e emetimeve nga frenimi dhe tretja e gomave të automjeteve, por nuk pritet që trafiku do të bëhet edhe burimi kyç në emetimet e këtyre substancave ndotëse. Ky sektor, edhe pse ka kontribut të ulët në emetimet totale në nivel nacional, ka ndikim të posaçëm mbi koncentrimet e matura në nivel lokal. Megjithatë, mbetet fakti se aplikimi dominues i drurëve për ngrohje të amvisërive si dhe mosaplikimi i teknikave për reduktimin e emetimeve në termocentralet e mëdha, kontribuojnë që këto burime të jenë më dominueset në emetimin e pluhurit në nivel nacional”, thuhet në Raportin Vjetor të fundit, të të dhënave të përpunuara për cilësinë e mjedisit jetësor, të shpallur në faqen e Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
Edhe në Shkup, trafiku prodhon rreth 4% të grimcave PM 2,5, tregon studimi i ASHAM i prezantuar në konferencën “Ndotja në qytetete e Republikës së Maqedonisë: cilat janë zgjidhjet?” në nëntor të vitittë kaluar.
Mirëpo, faji kryesor në lëshimin e grimcave PM është te dizel – automjetet. Kjo edhe më tepër e zvogëlon pjesëmarrjen e automjeteve në ndotjen e ajrit me këto grimca.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, gjysma e automjeteve shfrytëzojnë dizel, por, këtë gaz e përdorin më tepër se 90% nga autobusët dhe kamionët. 80% nga sasia e dezelit që shitet në vendin, harxhohet nga autobusët dhe kamionët, sipas Planit nacional për mbrojtjen e ajrit 2013-2018, të përgatitur nga Ministria për mjedis jetësor dh planifikim hapësinor.
Sipas këtyre të dhënave, prej më pak se 2% pjesëmarrje në trafik në emetimet e grimcave PM të kamionëve dhe autobusëve, sipas harxhimit të dizelit, hiqen 1,52%, ndërsa mbetja prej 0,38% mbetet në llogari të të gjithë automobilave dizel në vendin.
Pyetja për efikasitetin e afisheve ekologjike u parashtrua shumë herë në diskutimet për ndryshimet ligjore. Në diskutimin e fundit, edhe zëvendës ministri për ekonomi, Kire Naumov, u pajtua se kjo masë nuk do ta zgjidh problemin me ndotjen, por, theksoi se me siguri se do të kontribuojë për zvogëlomin e ndotjes.
përpunimi i tekstit: D. Tahiri