Gazetarja qytetare Simona Zhivkova thotë se nëse dëshirojmë të ndodhin ndryshime në shoqëri, duhet të nisemi nga vetja, gjegjësisht, ne vetë t’i shkaktojmë ndryshimet që duam të na ndodhin. Kështu, në atë drejtim, gazetaria qytetare është mjet i fuqishëm që jep mundësi të kalohen kufijtë e gazetarisë tradicionale dhe gjendjet në terren dhe t’i paraqiten opinionit realisht, ashtu si janë, në formë të ashpër, ashti siç janë në të vërtetë.
“Në fakt, për gazetarinë qytetare mund të thuhet se është mjet i fuqishëm për ndikim mbi institucionet dhe mbi pushtetin, por edhe për zbulimin e kriminelëve dhe keqpërdorimeve në të gjitha elementet e shoqërisë dhe në nivel nacional dhe lokal. Çdo njëri nga ne ka qenë dëshmitar i shkeljes të së drejtës së dikujt, për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për mosveprimin e institucioneve, për të vërtetën kundër lajmeve të rrejshme. Gazetaria qytetare na mundëson ta dokumentojmë këtë dëshmi dhe ta përcjellim në opinion, dhe me këtë të tregojmë se sa është e rëndësishme dhe sa është e fuqishme pjesëmarrja jonë në nxitjen e ndryshimeve në krijimin e politikave që na prekin”, shtoi ajo.
“Me Civilin kam përvojë interesante dhe të shkëlqyer edhe si gazetare qytetare edhe si bashkëpunëtore, edhe si mbështetëse e organizatës. Përmes platformës së Civilit me qytetarët kam ndarë tregime tronditëse për shkeljen e të drejtave themelore të qytetareve dhe qytetarëve. Kam përcjellur edhe informata nga terreni për shkelje të ligjeve, për mosveprimin e institucioneve, dokumentim të gjuhës së urrejtjes, demantim të lajmeve të rrejshme etj, në formë burimore, pikërisht në mënyrën në të cilën kam dashur të dëgjojnë qytetarët dhe institucionet. Dhe, shpresoj se bashkë me Civilin kemi kontribuar përmes bisedave, alarmimit, veprimit, për përmirësimin e gjendjeve në shoqëri dhe në avancimin e të drejtave të njeriut”, theksoi Zhivkova.
Teksti dhe montazhi: Arian Mehmeti
Kamera: Atanas Petrovski