Gazetarja qytetare, Jovana Zdravevska thotë se përmes gazetarisë qytetare gjen hapësirë për shprehje të revoltës ose pakënaqësisë, gjegjësisht, se mundet zëshëm dhe qartë për pakënaqësitë ndaj institucioneve ose sistemit.
“Do ta veçoja iniciativën e CIVILIT #KërkojPërgjigje, ku qytetarët për çdo ditë kanë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje për tema dhe probleme që na prekin për çdo ditë.
Për çdo ditë shkelen të drejtat tona ose të qytetarëve tjerë dhe nëse reagojmë me publikim të fotografive, videove, teksteve… mendoj se do ta rrisim vetëdijen e qytetarëve tjerë, dhe kështu do të duhej t’i aktivizojmë institucionet që t’i zgjidhin problemet, edhe në nivel lokal”, shtoi ajo.
Zdravevska theksoi se gazetarët qytetarë përmes detektimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpalosjes së të vërtetës mund të luftojnë kundër lajmeve të rrejshme.
Dehran Muratov
Montazhi: Biljana Jordanovska