Konferenca e dytë e Civilit në ora 12:30
Në shkollën “Goce Dellçev” në Kumanovë, në të gjitha VV nuk ka shenja për ndalesë për mbajtje të armëve, ndalesë për fotografim dhe incizim.
Në VV 2767, 2769 dhe 2761/1 në shkollën “ Krume Kepeski” në Kisella Vodë anëtarët e VV nuk kanë bexhe, ndërsa pulti për persona me aftësi të kufizuara nuk ka qasje, ose nuk ekziston.
Në VV 2281 në shkollën “Tosho Arsov” në lagjen Makedonka në Shtip, në koordinim me vëzhgues nga një parti, një automjet të cilin e ka vërejtur vëzhguesi i Civilit, ka transportuar votues nga lagja Ballkanska. Një rast i transportit të organizuar të votuesve është shënuar edhe në Manastir.
Në VV 730 në Internatin “Mirko Mileski” në Kërçovë, paravani për persona me aftësi të kufizuara është i vendosur para kutisë, rreth ora 10 nuk ka pasur asnjë anëtar të KZ. Pas disa minutash, vëzhguesi i Civilit i ka gjetur të gjithë anëtarët në pauzë kolektive.
Në VV 2290 në shkollën “Tosho Arsov” në fshatin Çardaklija, në Shtip, paravani është i vendosur në mënyrë të papërshtatshme, kështu që nuk ka siguruar privatësi të votimit/
Në vendvotimin e njëjtë, dy anëtarë të KZ kanë biseduar me vëzhgues partiak për një votues që ka paralajmëruar se do të jetë jashtë shtetit. Pastaj, janë lajmëruar te votuesi që ta pyesin se ku gjendet, dhe i kanë kërkuar t’u dërgojë fotografi si dëshmi se ka udhëtuar jashtë shtetit.
Në VV 2688 në objektin Izvorçe të çerdhes Srniçka në Aerodrom, një votuese zëshëm ka pyetur: “Do të thotë, duhet të rrethoj numrin 2?”, dhe pastaj një anëtar i KZ është përgjigjur se kjo është e drejta e saj dhe se nuk duhet zëshëm të tregojë për cili do të votojë.
Në VV 2241 në KZ “Tosho Arsov” në Çashkë, në vend të një votueses të moshuar, ka votuar reja e saj, e cila e ka rrethuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor ka reaguar dhe ka hyrë në procesverbal.
Në VV 2850 në shkollën “Goce Dellçev” në Qendër, personi që është prezantuar si kryetar i KZ, ka pasur legjitimacion me emër dhe mbiemër tjetër.
Në VV 1065 dhe 1068 në shkollën teknike “Nace Bugjoni”, nuk ka pasur gjithsej tre votues në Listën e Votuesve.
Në VV 2858 në gjimnazin “Josip Broz” në Qendër, anëtarët e KZ nuk kanë legjitimacione.
Në VV 2173/1 në shkollën qendrore “Bllagoj Kirkov” në Veles, katër votues nuk gjenden në Listën e Votuesve. Sipas deklaratës nga një nga anëtarët, në rrethin e parë edhe ai edhe bashkëshortja e tij kanë votuar në atë vendvotim, ndërsa të dytë nuk mund të votojnë.
Në VV 1565 në shkollën “Kirili dhe Metodi” në Probishtip, një votuesi i është lejuar ti ndihmojë bashkëshortes së tij të votojë, dhe pastaj, pas paravanit i ka treguar zëshëm cilin numër ta rrethojë, dhe i ka treguar me gisht se ku të rrethojë, ndërsa askush nga KZ nuk ka reaguar.
Në VV 2884 në shkollën “Adem Jashari” në Çair, kanë hyrë dy votues, ndërsa një qytetar i tretë ka dashir ti fotografojë gjatë votimit. Një anëtare e KZ u ka shpjeguar se nuk guxojnë të fotografohen vetëm jashtë VV, dhe pastaj një nga votuesit zëshëm – para të gjithë anëtarëve të KZ, ka rrethuar në fletëvotimin dhe është kërcënuar me fjalët: “Do të mbarojnë zgjedhjet, e do të shihemi ne pastaj!”
Në VV 1730 në shkollën “Nikolla Vapcarov” në Strumicë, dy votues me letërnjoftime të vlefshme, të nxjerra në mars, nuk gjenden në Listën e Votuesve, dhe nuk kanë votuar.
Në VV 737/1 në shkollën “Sande Shterjoski” në Kërçovë, dera e KZ ka qenë vazhdimisht e mbyllur, dhe nuk ka pasur paravan për persona me aftësi të kufizuara.
Në VV 748 në shkollën e njëjtë në Kërçova, emrat e votuesve janë lexuar me zë.
Në VV 2680 dhe 2683/1 në shkollën “Bllazhe Koneski” në Aerodrom, nuk ka pasur shenja për ndalesë për mbajtje të armëve dhe ndalesë për përdorimin e telefonave.
Në VV 1108 në Opajë, në komunën e Likovës, tre anëtarë të KZ nuk kanë bexhe.
Në VV 2318 në fshatin Gorni Ballvan, Karincë, një votues me letërnjoftim të vlefshëm nuk është gjetur në Listën e Votuesve.
Në VV 2280/1 në shkollën “Goce Dellçev” në Shtip, pesë persona nuk figurojnë në Listën e Votuesve.
Në VV 2900/1 në shkollën “Idnina” në Çair, paravani për personat me aftësi të kufizuara nuk siguron privatësi të votimit.
Në VV 2242 në Bashkësinë lokale në fshatin Martollci, në Çashkë, të gjithë anëtarët e KZ janë pa shenja.
Në VV 2176/1 në shkollën “Aleksandar Makedonski” në Aerodrom, një qytetare e cila është në procedurë të nxjerrjes së letërnjoftimit, nuk i është lejuar votimi, edhe pse ekziston në Listën e Votimit, sepse nuk e ka mbajtur me vete vërtetimin nga MPB. Dhe i është shpjeguar se do ti lejohet votimi, nëse e sjell vërtetimin.
Në VV 731 dhe 732 në Ndërmarrjen publike për banim, në Kërçovë, janë në katin e dytë, dhe personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje. Në vetë vendvotimet nuk ka paravane për votime për personat me aftësi të kufizuara.