Konferencë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, 10 prill, hoteli Park Rezidence, ora 12
CIVIL – Qendra për Liri organizon konferencë 120 minutëshe “Si zgjedhjet – ashtu ardhmëria” në të cilën do t’i parashtrojë gjetjet, analizat dhe rekomandimet për zgjedhjet presidenciale. Konferenca do të mbahet më 10 prill, në hotelin Park Residence ( pas stadionit të futbollit), me fillim në ora 12.
Në konferencën janë të ftuar përfaqësuese dhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, ekspertë, mediat dhe bashkësia ndërkombëtare. Monitorimi afatgjatë i Civilit i përfshiu gjendjet dhe ngjarjet lidhur me zgjedhjet presidenciale, duke filluar nga shpallja e tyre më 8 shkurt të këtij viti. Vëzhguesit e Civilit e drejtuan vëmendjen e tyre në më tepër aspekte të rëndësishme në procesin zgjedhor, duke e përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme, funksionimin e institucioneve, financimin politik dhe respektimin e Kodit zgjedhor dhe standardet demokratike.
Në periudhën e kaluar, CIVILi publikoi seri intervistash me përfaqësuesit më të lartë të më tepër institucioneve relevante dhe përfaqësues qeveritarë, si dhe me ekspertë të shquar dhe mediat. Njëkohësisht, Civili publikoi edhe tekste edukative për procesin zgjedhor, të cilat do të publikohen edhe në publikimin onlajn me titull “Çdo gjë që keni dashur të dini për zgjedhjet”, që do të publikohet në platformën mediatike të Civilit gjatë konferencës.
Vite me radhë, para zgjedhjeve, Civili organizon konferencë të këtij lloji, me qëllim të forcimit të vetëdijes publike dhe rekomandimeve për mbajtje të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike. Këtë vit, konferenca mbahet si pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.