Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë pjesë e monitorimit afatgjatë të Civilit. Për çdo ditë, në adresën e organizatës arrijnë shumë mesazhe në të cilat qytetaret dhe qytetarët lajmërojnë për probleme të ndryshme, shkelje të të drejtave të njeriut, diskriminim, lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes. Gjatë fushatave politike për zgjedhjet presidenciale, gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë edhe më prezentë në diskursin publik.
Monitorimi afatgjatë i Civilit i përfshin këto dukuri para të gjitha proceseve zgjedhore. Një pjesë e ekipit monitorues merret me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme për një kohë të gjatë dhe përmbledh informata për veprimet e këtyre grupeve destruktive, i arkivon të dhënat prezentë në mediat dhe në rrjetet sociale dhe kohë pas kohe publikon raporte, analiza dhe rekomandime nga gjetjet. Duke i marrë parasysh resurset e kufizuara me të cilat disponon organizata, në këtë aktivitet, ndihma nga qytetaret dhe qytetarët është e mirëseardhur.
Duke i falënderuar besimit të madh që e gëzon Civili në opinion dhe te qytetarët, për çdo ditë, në adresën e organizatës arrijnë shumë informata për gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme.
CIVILi e përsërit thirrjen deri te të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të paraqesin raste të gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme. Eksponimi dhe dënim publik i bartësve dhe “prodhuesve” të shprehjes së urrejtjes dhe lajmeve të rreme dhe publikimi i tyre, është mënyrë efektive e kësaj dukurie shoqërore të shëmtuar. Veçanërisht në mungesë të reagimit përkatës nga institucionet relevante, është e rëndësishme që opinioni të organizohet dhe të mbrohet nga kjo dukuri destruktive.
CIVILi konstaton se një pjesë e gjyqësisë vazhdon me praktikat e vjetra nga koha e shtetit të robëruar. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike të veprojë sipas autorizimeve dhe obligimeve ligjore dhe të veprojë pas paraqitjeve nga Ministria, si edhe pas paraqitjeve nga qytetarët. Civili u bën thirrje gjykatësve ti braktisin praktikat e vjetra dhe të gjykojnë sipas ligjit dhe rëndësisë së dëmeve që shkaktojnë gjuhë të urrejtjes dhe lajmet e rreme.
Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme në CIVIL mund të paraqiten edhe në mënyrë anonime. Është e rëndësishme të bëhet screenshot nga postimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe vegëza nga ato përmbajtje, gjegjësisht, nga autorët. Paraqitja e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, si dhe të parregullsive tjera, është e mundur edhe përmes aplikimit onlajn në ueb faqen Zgjedhje të lira, nëse bëhet fjalë për kontekst zgjedhor. Në kontekstin më të gjërë, paraqitja mund të bëhet me dërgimin e Fejsbuk mesazhit në CIVIL, ose përmes e-postës: [email protected].
Komente dhe postime me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale dhe në mediat mund të paraqiten edhe në MPB. Në ueb faqen e MPB ekziston Pullë e kuqe në të cilën mund të paraqitet abuzimi i fëmjëve, tregtia me fëmijë dhe krimi nga urrejtja dhe thirrje për dhunë.
Qytetarët e ndërgjegjshëm e kanë në dispozicion edhe mejl adresën [email protected] në të cilën mund të paraqitet gjuha e urrejtjes. Në paraqitjen, duhet të tregohet emri i shfrytëzuesit dhe vegëza deri te përmbajtja në internet.
Ekipi për komunikim i Civilit