Proceset zgjedhore në vend, çdo herë, me definicion, në sipërfaqe i hedhin të gjitha defektet e institucioneve, shoqërisë dhe shtetit. Mes tyre, pa përjashtime, çdo herë dhe çdo kund, janë kërcënimet dhe presionet politike, përmes ndarjeve, frikës dhe frikësimit, ndonjëherë pa turp, dhe ndonjëherë në mënyrë më delikate.
Kërcënimet dhe presionet zgjedhore janë keqpërdorim sistemor dhe presion mbi bazën politike qëllimi kryesor i të cilit është kontrolli mbi trupin votues. Sipas kësaj, shpesh në vete e përmbajnë edhe elementin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ose, më saktë, janë nënlloje të kësaj kategorie. Viktimat më të shpeshta të kërcënimeve dhe presioneve politike janë qytetaret dhe qytetarët e punësuar në sektorin publik, por nuk përjashtohet edhe sektori privat.
Këto presione nuk janë të panjohura për shoqërinë tonë, dhe janë të intensifikuara në proceseve zgjedhore. SMS mesazhe për mobilizim, lista me “votues të sigurt”, largime nga puna, dënime… janë vetëm një pjesë e vargut të keqpërdorimeve përmes cilave bëhet propaganda e drejtpërdrejtë sistematike politike.
Në vitet e kaluara Civili si organizatë e cila zbaton monitorim gjithëpërfshirës dhe intensiv të proceseve zgjedhore në vend, shënon numër të madh të kërcënimeve dhe presioneve politike mbi të punësuarit në komunat, shkollat e mesme dhe fillore, çerdhet, ndërmarrjet komunale dhe publike. Por, të punësuarit në sektorin privat, kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe vetë pronarët e kompanive private, shpesh përmes Drejtorisë për të ardhura publike. Ata më të guximshmit, politikisht të papërshtatshmit ose dë padëgjueshmit, shpesh në fund përballen me dënime dhe largime nga puna, mosvazhdim të marrëveshjeve për punë, ulje të rrogave…
Çdo tentim për presion ose presion politik gjatë proceseve zgjedhore duhet të jetë i paraqitur dhe i sanksionuar përshtatshëm, vetëm në këtë mënyrë qytetaret dhe qytetarët do të marrin guximin ta realizojnë të drejtën e tyre për vendimmarrje politike. Vetëm në këtë mënyrë në vendin mund të zbatohen zgjedhje të lira që është parakusht për sundimin e shtetit juridik.
M. Ivanovska
[divide]
Me qëllim të kontributit ndaj forcimit të vetëdijes publike për të drejtën e votimit, si dhe për parregullsitë në proceset zgjedhore, Civili filloi me seri tekstesh edukative për aspektet e ndryshme të proceseve zgjedhore.
Qytetarët dhe qytetaret që kanë informata për shkeljen e të drejtës së votimit, keqpërdorimeve, presioneve dhe parregullsive tjera gjatë procesit zgjedhor, munden të dërgojnë paraqitje në onlajn formularin Zgjedhje të Lira ose të kontaktojnë me Civilit në [email protected], në inboks në Fb faqen e Civilit ose të paraqiten në 02/5209176.