CIVILI organizon edhe një seminar të madh për gazetari qytetare më 23 dhe 24 mars në Shtip. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 25 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë të interesuarit nga rajoni i Shkupit, Vardarit, rajoni juglindor, lindor dhe verilindor.
Në seminarin mund të paraqiten të gjithë qytetarët e moshuar. Nevojitet vetëm vullneti i mirë, entuziazmi dhe smart telefoni. Është e domosdoshme paraqitja për pjesëmarrje të cilën mund ta gjeni në këtë vegëz, më së voni deri të dielën para mesnate ( 17 mars). Edhe kësaj here, komisioni i veçantë do t’i verifikojë dhe miratojë aplikimet e arritura.
Seminari dyditor për gazetari qytetare do të përfshijë tema që do t’u ndihmojnë të gjithë gazetarëve qytetarë të ardhshëm të ndërtojnë aftësi dhe të fitojnë dituri praktike nga fusha e gazetarisë, informimit objektiv dhe me kohë, si dhe për përfitimet e teknologjive moderne dhe platformave të komunikimit. Pjesëmarrësit do të mund të njoftohen edhe me komponentë të reja të projektit, përmes të cilëve është lehtësuar pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e të gjithë të interesuarve për implementimin e projektit, një pjese të ekipeve dhe platformës mediatike ose në punën e CIVILit si organizatë në përgjithësi.
Nga përvoja e organizatës, është e njohur se një pjesë e madhe e anëtarëve të ekipeve të projekteve paraprakisht kanë qenë vizitues/e të këtyre seminareve. Si shembull mund të tregohet ndarja e fundit e shpërblimeve për gazetari qytetare, në të cilën pjesëmarrësit e seminarit shumë të suksesshëm rajonal në Veles ( shkurt 2019) fituan dy nga pesë shpërblimet ( të parën dhe të katërtën).
Komponentë e rëndësishme e projektit “Objektivi qytetar” është “Mediat për komunitetet”, me të cilën do të njihen edhe pjesëmarrësit në seminarin në Shtip , që ka për qëllim të formojë dy ekipe që do të financohen nga CIVILi të fillojnë me ueb faqe ose blog me përmbajtje informative për ngjarjet lokale. Në këtë mënyrë, pjesëmarrja në seminarin do të jetë e dhe seleksionim përgatitor i më të suksesshmëve që do të kenë mundësi të fillojnë projekte mediatike.
Për vendin dhe kohën e saktë të fillimit të seminarit dyditor do të ketë informata plotësuese për pjesëmarrësit që do të zgjidhen për pjesëmarrje. Seminari është falas. Shpenzimet e rrugës në lartësi të biletës për autobus, ushqimi dhe akomodimi, do të mbulohen nga organizata.
Për informata më të hollësishme, Civili i fton të gjithë të interesuarit të parashtrojnë pyetje në Fejsbuk faqen e Civilit ose në Fejsbuk faqen e gazetarëve qytetarë, dhe gjithsesi, ta vizitojnë edhe ueb faqen e projektit “Objektivi qytetar” ose, të bëhen pjesë e iniciativës #KërkojPërgjigje.
#ObjektiviQytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediatike dhe aktivizmi, të cilët janë bazë edhe për vëzhgimin afatgjatë të gjendjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe proceseve zgjedhore. Ky projekt për katër vite kontribuon për zhvillimin e gazetarisë qytetare në vend. Projekti është i mbështetur nga National Endowment for Democracy.