Kategoritë

MEDIA Tahiri: Gazetarët duhet vetë t’i promovojnë vlerat dhe standardet e vërteta profesionale

Vlerësoj se ka një përmirësim, sa i përket raportimit të mediave në Maqedoni krahasuar me atë se çfarë ishte ambienti mediatik dhe konteksti politik dhe ekonomik, por edhe konteksti më i gjërë shoqëror, gjatë periudhës së kaluar kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE. Vlerësoj se ka një relaksim të dukshëm, mediat nuk kanë më frikë, konkretisht gazetarët nuk e manifestojnë frikën nga pushteti, për të kritikuar, për të komentuar me tone kritike, me tone shpesh edhe akuzuese qeverinë për dështimet e saj.

Ajo që është e rëndësishme në shumë media në nivel kombëtar pra në nivel të shtetit por edhe ne nivel rajonal, vërehet një respektim më i madh, jo ideal, jo i përsosur sepse për këtë duhet kohë, vullnet politik, mentalitet dhe ndryshim i kulturës politike. Vërehet një përmirësim i jashtëzakonshëm sa i përket balancimit apo raportimit korrekt dhe jo të një anshëm apo jo favorizues në aspektin partiak, sepse ne e shohim në mediat, në televizionet edhe në disa portale përjashtuar ato që janë ekskluzivisht politike, një raportim i cili i respekton standardet profesionale dhe normat etike që parashikojnë baraspeshë politike në kuptimin e trajtimit sa më të barabartë të partive politike dhe garuesve ne zgjedhjet presidenciale, dhe unë mendoj që ky është trend pozitiv që i atribuohet ndryshimeve që ndodhën në skenën politike, ndryshimeve në sistemin politik, ndryshimeve në pushtet dhe i atribuohet edhe një lloj çlirimi në përgjithësi të gazetarëve, të njerëzve të cilët punojnë në media të cilët gjatë pushtetit të kaluar ishin gjithmonë nën presionin e politikës dhe pushtetit, qendrave të ndryshme të pushtetit dhe sikur e kishin bërë praktikë, edhe e pranueshme për ata dhe sikur edhe shoqëria ishte pajtuar apo kishte dhënë një lloj pajtimi të heshtur se kështu duhet të jetë media, të jetë propaganduese, se media duhet të jetë zëdhënëse e politikës apo e pushtetit, nuk kishte ndonjë reagim më të gjërë flas për periudhën para vitit 2015. Ndërsa pas vitit 2015 me paraqitjen e bombave u vërejt një revolucion edhe në aspektin mediatik, sepse gazetarët më ishin ata që e morën punën e tyre në duart e veta nga politikanët, flas për një pjesë të mediave, sepse disa vazhduan të jenë megafonë të pushtetit, vazhdonin ta bënin punën e politikës apo të ishin artikulues të interesave dhe promovues të politikave të ndryshme partiake të pushtetit. Këtë e bënin edhe për shkak reklamave shtetërore edhe subvencioneve që i merrnin edhe nga pushteti, dhe në përgjithësi ne kemi pasur një sistem mediatik i cili ka qenë tërësisht i kontrolluar nga sistemi politik apo nga pushteti i kaluar. Dhe kjo nuk them që nuk manifestohet me tendenca apo me nuanca edhe tani nga politikanë të caktuar, apo grupe të caktuara të politikës, megjithatë ne mund të vërejmë qe ka një hapësirë më të madhe të lirisë së shprehjes, jo vetëm në mediat tradicionale por edhe në mediat online, dhe në përgjithësi mund të them se kjo është pozitive, është e shëndetshme për demokracinë, dhe e shëndetshme për kulturën politike në përgjithësi, sepse ne duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë se media është e veçantë dhe nuk mund të jetë dorë e zgjatur e politikës.

Vlerësoj që kohëve të fundit mediat online por edhe rrjetet sociale po e shtojnë ndikimin e tyre dukshëm kjo është si rezultat i faktit që publiku nuk është më vetëm tradicional, por është edhe publik online, që donë të thotë kërkon informacion brenda 24 orëve, pra nuk është publik i cili do të ndalet para televizionit dhe do të kërkojë informacione në orën e caktuar, tani më nuk ka orar të caktuar, oraret janë fleksibile sa i përket medias online dhe kjo më tepër ka të bëjë me faktin që mediat online promovojnë apo pasqyrojnë realitetet politike brenda ditës dhe vlerësoj që politikanët e kanë kuptuar këtë fakt, sidomos ndikimin e madh edhe te rrjetet sociale sepse statistikat tregojnë që një numër i madh i qytetarëve janë në rrjetet sociale. Jo rastësisht ne kemi dy promovime të kandidaturave politike për president shteti, të Gordana Siljanovskës dhe profesorit Blerim Reka, të cilët promovimin apo kumtimin e kandidaturave të tyre nuk e bëjnë përmes mediave tradicionale, përmes formave tradicionale të komunikimit me publikun, për shembull, konferencave të shtypit, përmes komunikatave të shtypit në media, por këtë e bëjnë përmes Fejsbukut, që donë të thotë e kanë kuptuar se ndikimi është tepër i madh dhe kjo është një trend i madh. E dimë fenomenin Obama, që ishte produkt mes tjerash jo vetëm i rrjeteve sociale por mes tjerash ishte edhe produkt i rrjeteve sociale, sidomos Fejsbukut, por edhe formave të tjera të komunikimit me qytetarët. Dhe në anën tjetër kjo ka ndodhur gjatë zgjedhjes së Trumpit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndodhur gjatë pranverës arabe ose gjatë “Brexitit” në Britaninë e Madhe. Këto janë trende botërore të cilët normalisht që nëse i analizojmë në aspektin e lokalizuar apo në aspektin e Maqedonisë janë të pranishme edhe këtu tek ne, dhe ndikimi i rrjeteve sociale gjatë këtyre zgjedhjeve do të jetë i madh pavarësisht që kontaktin sy me sy apo kontaktin e drejt për drejtë mes kandidatëve për president dhe qytetarëve nuk mund ta zëvendësojnë rrjetet sociale.

Lajmi i rrejshëm është gjithashtu një fenomen global, nuk është fenomen vetëm i Maqedonisë, duhet të bëhen përpjekje më të mëdha që lajmi i rrejshëm të eliminohet, sepse nuk mund të neutralizohet tërësisht. Ekspertët dhe njerëzit që merren me fushën e mediave duhet të hartojnë strategji se si duhet të luftohet lajmi i rrejshëm, qeveria gjithashtu duhet të jetë e përfshirë në këtë proces, organet e shtetit gjithashtu, sepse mendoj që lajmi i rrejshëm kur promovon gjuhë të urrejtjes apo kur ka shpifje dhe ofendime duhet parasegjithash të ketë ndëshkimin e institucioneve të shtetit, në kuptimin që prokuroria duhet ta bëjë punën e vetë kur has në gjuhë të urrejtjes apo organet tjera duhet ta bëjnë punën e tyre kur hasin në shpifje apo fyerje nga subjekte të ndryshme. Ata mund të jenë politikanë por mund detyrimisht mos të jenë dhe vlerësoj që ajo që është më e rëndësishme është funksionimi i vetë rregullimit apo i këshillit të etikës në media duhet të përforcohet vetë rregullimi si koncept dhe si sistem i funksionimit të mediave në kuptimin që vetë gazetarët duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha që t’i promovojnë vlerat e vërteta, standardet e vërteta profesionale etikën profesionale sepse duke promovuar dhe duke treguar se një pjesë e mediave funksionojnë në mënyrë profesionale do t’ia bëjnë me dije publikut se ka disa media tjera të cilët janë jo profesionale të cilat komunikojnë lajme të rrejshme, lajme të cilat nuk janë profesionale, nuk janë objektive, lajme të cilët nuk kanë të bëjnë me të vërtetën.

Arian Mehmeti

(Tekst, kamerë, montazhë)