LSDM dhe BDI sipas të gjitha burimeve tanimë kanë arritur marrë veshje për kandidatin konsensual për president të vendit. Fjalën e fundit e kanë thënë liderët partiak Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, ndërsa sonte në ora 20:00 në një hotel në Shkup do të mbahet edhe konferencë për media ku do të publikohet emri i kandidatit. Gjatë ditës mësohet se do tl zhvillohen edhe konsultime me kreun e PDSH Menduh Thaçi dhe atë të Alternativës Afrim Gashi. Nëse edhe këta dy subjekte radhiten pas koalicionit, atëherë liderët e tyre do të jene prezent bashkë me të tjerët në konferencën e përbashkët për media. Burime partiake nga LSDM njoftojnë se të katër kandidatët e përfolur janë me gjasa të mëdha për nominimin partiak, Stevo Pendarovski, Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov dhe Oliver Spasovski.