Iniciativa “Kërkoj përgjigje” e CIVIL -Qendrës për Liri, me të cilën qytetarëve u mundësohet të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje nga organet përkatëse, të cilët janë të obliguar t’u mundësojnë kushte më të mira për jetë qytetarëve, vazhdon edhe më tej.
Ideja e iniciativës është që përmes videos qytetarët të parashtrojnë pyetje për politikan, person publik, kryetar komune, institucione, gjegjësisht, të gjitha institucioneve përkatëse për të cilat vlerësojnë se duhet të japin përgjigje për ndonjë çështje që u intereson.
Pyetjet e qytetarëve që do t’i pranojë CIVILi do të publikohen në onlajn kanalet e CIVILit, ndërsa pyetja do të adresohet deri te institucioni përkatës ose personi publik deri te cili është drejtuar pyetja.
Artikujt në të cilat nuk shihet fytyra e autorit, nënkuptohet se do të mbeten anonime, ndërsa Civili nuk do ta zbulojë identitetin. Sidoqoftë, Civili duhet ta dijë identitetin dhe kontaktin e parashtruesit të pyetjes, të cilat kuptohet, nuk do t’i zbulojë.
Pyetjen dërgoni në video format ( selfi video) në Fejsbuk faqen e Civilit, Fejsbuk faqen e gazetarëve qytetarë ( mesazh privat) ose në [email protected].
Bëhuni pjesë e ndryshimeve dhe bashkojuni iniciativës “Kërkoj përgjigje”!