Një gazetar qytetar anonim na dërgoi fotografi në të cilat shihet se shërbimi i merimangave nuk e largon makinën e tipit Mercedes, e parkuar në trotoar në Shkup.
“Kjo makinë shpesh është e parkuar këtu në trotoar, përballë NLB Tutunska Banka, gjegjësisht, në afërsi të EU – Info Qendrës në Shkup. Shërbimi erdhi ta merr makinën, por shpejtë u larguan të zbrazët. Me siguri makina është e dikujt të cilit nuk guxojnë t’ia marrin, gjegjësisht, e dikujt që guxon të parkohet kudo”, shtoi gazetari qytetar.