Pasi dje zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se Ligji për përdorimin nuk duhet të dërgohet te Komisioni i Venedikut sepse përfaqësues i Maqedonisë atje është profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila e konteston procesin, sot Qeveria e dërgoi ligjin në Venedik.
Kryeministri Zaev theksoi se çdo udhëzim nga Komisioni do të futet në Ligjin për Përdorimin e gjuhëve, dhe në atë mënyrë do të largohen rezervat te cili do qytetar për ligjin në pyetje.
“Kjo është e drejtë e dhënë e cila deri tani ishte e ndaluar, të mos i frikohemi. Bëhet fjalë për gjuhët, nuk është fundi i botës. Kjo është e drejtë kushtetuese e bashkëqytetarëve tonë, nuk lëndon ndonjë të drejtë tjetër dhe nuk paraqet problem. Sot e dërgojmë ligjin dhe dy dispozitat alternative. Pres që pasi Komisioni t’i japë sugjerimet ne menjëherë të veprojmë”, shtoi Zaev.
Në letrën cila u dërgua deri te kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukiçio, thuhet se, si deri tani, mendimet e Komisionit janë mbështetje e rëndësishme e reformave të sistemit ligjor në Maqedoni, qëllimi i të cilave është vendosja e standardeve më të larta evropiane.
D.M.