Në bisedë për CIVIL Media, për Perspektiva 2019, kryeredaktori i Televizionit 24 Ognen Janeski, thotë se në vitin 2018 kishim pritje të mëdha, posaçërisht në pjesën e politikës së brendshme, reformat, në veçanti ato në ekonomi, por se e gjithë kjo është prolonguar për këtë vit.
Si një nga përftimet në vitin 2018, Janeski e thekson Marrëveshjen e Prespës dhe se në këtë aspekt kemi ndarjen e qytetarëve në dy anë, njëra si humbje e madhe, ndërsa ana tjetër e përjeton si përfitim të madh.
“Nga njëra anë janë qytetarët të cilët ishin të vetëdijshëm se emri i shtetit patjetër duhet të ndryshohet, sepse kjo çdo herë ka paraqitur parakusht për fillimin e negociatave me BE, e nga ana tjetër i kemi njerëzit të cilët ndoshta e kanë ditur ose kanë qenë të vetëdijshëm për këtë, por nuk kanë dashur ta pranojnë faktin se emri i shtetit do të ndryshohet.
Në këtë situatë përfitimin më të madh e shoh pikërisht për Marrëveshjen e Prespës, varësisht nga cila anë shikoni, ndoshta edhe do të mendoni se është humbja më e madhe që e kemi përjetuar. Vlerësoj se me këtë marrëveshje kemi fituar shumë dhe kemi mbajtur shumë, madje edhe reagimet e politikanëve në Greqi, tregojnë për faktin se ne kemi fituar më tepër se ata, edhe pse, nuk është lufta e Titanëve, për atë se kush ka fituar më tepër ose jo, por më në fund të kryhet tregimi me këtë kontest”, shton Janeski.
Për vitin 2019, Janeski shpreson se Qeveria me të cilën udhëheq LSDM më në fund do të përkushtohet në gjërat që po ndodhin brenda në shtet.
“Ne jemi dëshmitarë të vazhdimit serioz të shprehive të cilat i kishte qeveria e VMRO-DPMNE, dhe për shkak të cilave një numër i madh i qytetarëve vazhdimisht protestonin, kundër asaj qeverie. Do të thotë, i keni tenderët, pajisjet publike të cilat janë shumë problematike dhe ndarja e granteve familjeve, farefisit, miqve… E di, ne nuk na duhet edhe një Familje, ne nuk duam që përsëri të gjendemi në situatë për të cilën kemi konsideruar se është e gabuar dhe ajo ka ndryshuar, dhe kemi pritur se pikërisht kjo do të ndryshojë, dhe unë shpresoj se qeveria e LSDM tani në vitin 2019 së pari do ta merr fshesën dhe do të pastrojë çdo gjë që duhet pastruar nga mbeturinat e regjimit të kaluar, në aspektin e vazhdimit të koalicioneve të tenderëve, të manovrimit të serishëm të parave shtetërore dhe të qytetarëve, dhe hedhja e atyre parave në ajër ose në xhepin personal, për dallim nga interesi publik. Marrja e vendimeve populliste, sjellja e ligjeve me flamuj evropian, e që nuk është e nevojshme, është shumë e gabueshme dhe përcjell mesazh të gabuar për popullin”, thotë Janeski.
“Keni kriminelë në arrati, nga ana tjetër të amnistuar, të tretët për të cilët dihet se kanë negociuar për votimin e ndryshimeve kushtetuese që të amnistohen, ndërsa në burg ju qëndrojnë njerëz me qebapët, lulelakrën, gjyshja që shiste çaj dhe ata qytetarë me të cilët ju se në këtë shtet sundon drejtësia…”shton Janeski.
Angella Petrovska
Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov
Montazhi: Biljana Jordanovska