Prokuroria e Shkupit i kontrollon gjetjet e kolegëve të tyre nga Prokuroria Speciale Publike se a ju kanë dhënë tre mjekët vërtetime fals mjekësore për pushimin mjekësor të të akuzuarve në rastet e PSP. Nga Prokuroria e Publike e Shkupit konfirmojnë se rasti është në procedurë dhe pas analizës së gjetjeve, duhet të vendosë se a do të ketë elemente për vepër penale ‘falsifikim të dokumentit zyrtar’.
Prokuroria Themelore Publike Shkup nga fundi i vitit 2018 ka hapur procedurë parahetimore për këtë rast, për të cilin Inspektorati shtetëror dhe sanitar me raport ka konstatuar lëshime gjatë kontrollimit të shënimeve mjekësore.
Pas kërkesës nga Prokuroria Speciale Publike, Inspektorati vitin e kaluar ka bërë kontrolle dhe konfirmoi se në dokumentet mjekësore për pushim të Gordana Jankullovskës (e akuzuar në disa raste të PSP-së), Gjoko Popovskit (i akuzuar në rastin ‘Treqind’ dhe ‘Tank’) dhe Milan Andonovski (i akuzuar në rastin ‘Dhuna në Komunën Qendër) me të cilat i kanë arsyetuar mungesat e tyre, ka pasur lëshime të mëdha.
Inspektorati ka dërguar ekipe në institucionin privat shëndetësore dhe në klinikën specialistike, ku të akuzuarit Milan Andonovski i janë dhënë vërtetime para mbajtjes së njërës nga seancat gjyqësore për rastin “Dhuna në Komunën qendër”.
Inspektorët atëherë e kanë marrë të gjithë dokumentin e plotë për të akuzuarin dhe i kanë dorëzuar te Oda e Mjekëve dhe te Fondi për Sigurim Shëndetësor. Andonovski ka marrë vërtetim mjekësor dhe për atë është shtyrë njëra seancë e rastit.