Me vendim qeveritar më 8 janar të këtij viti, i cili është shpallur në Gazetën Zyrtare të RM-së është dhënë pajtueshmëri që Imer Selmani të emërohet konsull nderi i Shqipërisë në Maqedoni.
Nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë deri më sot në Manastir janë hapur 13 konsulle të nderit në aq shtete të Evropës. Prej tyre tre konsulle nderi (Kroacia, Britania e Madhe dhe Sllovenia) përkohësisht nuk punojnë, ndërkaq Republika e Bullgarisë në Manastir ka Konsull Gjeneral, ndërkaq Greqia ka hapur zyrë për marrëdhënie në këtë qytet.
Vendimin qeveritar do ta zbatojë Ministria e Punëve të Jashtme.