Komisioni Shtetëror Zgjedhor në bashkëpunim me Fondacionin ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES, e financuar nga USAID, organizon tryezë të rrumbullakët profesionale në temën “Aplikimi u teknologjive të reja në proceset zgjedhore”, që do të mbahet nesër, më 17 janar në hotelin “Holiday Inn” në Shkup në ora 9:30.
Tryezën e rrumbullakët do ta hapin kryetari i KSHZ Oliver Derkoski dhe nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Frosina Remenska Tashevska.
Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është të iniciohet diskutimi mes palëve relevante në zgjedhjet dhe mundësia dhe nevoja nga vendosja dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja informatike dhe komunikuese në proceset zgjedhore dhe prezantim i përvojave të ndryshme ndërkombëtare, të treguara nga ekspertë dhe praktikë të shquar në këtë fushë.
Në këtë ngjarje janë ftuar përfaqësues të institucioneve kyçe, siç është Kuvendi i Republikës së RM, Ministria për punë të brendshme, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Ministria e drejtësisë, Ministria për punë të jashtme, Enti shtetëror për statistikë, institucione tjera, trupa mbikëqyrëse, shoqata qytetare dhe përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare në Shkup.