Ndërmarrja publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” në numrin 7 të 14. 1. 2019 e shpalli Ligjin për ratifikim dhe Marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara, për kryerjen e afatit të Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për realizimin e partneritetit strategjik mes palëve dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Dy shpalljet janë në pajtim me nenin 52, paragrafi 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ) Ligjet dhe rregullat tjera shpallen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” në afat prej 8 ( tetë) ditë nga dita e vendimit).
“Në pajtim me këtë, dhe në lidhje me nenin 51 paragrafi 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në të cilin thuhet se “Secili është i obliguar ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet” dhe këtë institucion, e cila është e autorizuar sipas ligjit të shpall rregulla në RM, punën e saj çdo herë e realizon në kornizat e Kushtetutës dhe ligjeve dhe vetëm e plotëson obligimin kushtetues.”
NP “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” është ndërmarrje publike profesionale dhe nuk do të lejojë ndërhyrje të politikës në punën dhe rrënimin e reputacionit të vet.
Për çdo tentim të rrënimit të reputacionit të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” do të ngritët procedurë gjyqësore përkatëse.”, thuhet në kumtesën e Gazetës Zyrtare të Maqedonisë, për mediat.
D.T.