Bashkë me zgjedhjet presidenciale, në komunat që aktualisht udhëhiqen nga ushtrues detyre, Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale. Për këtë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se janë duke u shqyrtuar të gjitha afatet ligjore. Në një konferencë për media të mbajtur sot në Kuvend, Xhaferi njoftoi se tanimë janë edhe në prag të caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të cilat do të shtyhen për 7 ditë nga parashikimet paraprake për shkak të festës së Pashkëve. Sipas tij, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj. “Në koordinim me subjektet politike, të mendimit fillestar ishim që raundi I parë I zgjedhjeve të mbahet më 14 prill dhe raundi I dytë të përsëritet më 28 prill. Për faktin që 28 prilli korrespondon me ditën e Pashkëve si festë fetare, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet më 21 prill dhe raundi I dytë të mbahet më 5 maj me faktin që deri më 12 maj duhet të bëhen të gjitha përgadidjtet dhe gjitha vendimet paraprake që burojnë nga KSHZ”, tha Xhaferi.
A. Z.