Të hënën (14.01.2019) në ora 09.00 në vendkalimin kufitar Maqedoni-Kosovë “Jazhincë” nga liria është privuar L.А.(28) nga Tetova. Gjatë kontrollit policia ka konfirmuar se ai gjendet në Stop listën për arrest dhe për dërgim në burgun e Tetovës, me urdhër të Gjykatës themelore në Tetovë. Në ora 10 e 10 minuta, ai është dorëzuar te policia në SPB-në e Tetovës për procedim të mëtejmë.