Para fillimit të seancës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, folësi i kuvendit do t’i informojë deputetët për dorëheqjen e koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM, Tomisllav Tuntev.
Më vonë, Komisioni për çështje të imunitetit të mandateve do të ketë mbledhje urgjente në të cilën do të vendosë të kërkojë nga KSHZ ta informojë Kuvendin se kush do të ulet në ulësen e deputetit Tuntev.
Sipas listës, pritet që mandati i deputetit t’i takojë Rubin Zemonit. Pritet që e gjithë procedura të mbarojë para fillimit të pikës për ndryshimet në kushtetutë.
Seanca do të vazhdojë pas orës 16.