Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur 9 punësime të reja me kohë të caktuar, gjegjësisht deri më 31 dhjetor të vitit 2019.
Sipas shpalljes, KSHZ ka nevojë për udhëheqës në sektorin për Listën Zgjedhore, evidencë të së drejtës zgjedhore, përpilim dhe azhurnim të Listës Zgjedhore dhe vendvotimeve, në repartin për kontrollin e buxhetit, repartin për softuer sistemi dhe mirëmbajtje dhe në repartin për informim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjithashtu, KSHZ ka nevojë për këshilltar për koordinim të buxhetit, si dhe bashkëpunëtor për evidencë të akteve nënligjore dhe udhëzimeve, për koordinim në repartet rajonale dhe koordinim të revizionit të brendshëm. KSHZ ka nevojë edhe për një bashkëpunëtor të lartë me organet zgjedhore dhe organe tjera.
Pritet që këto vende pune të plotësohen para 3 shkurtit, kur pritet shpallja e zgjedhjeve presidenciale. Për shkak të emergjencës, procedura është urgjente, KSHZ udhëzon që kandidatët e interesuar t’i dorëzojnë paraqitjet vetëm përmes arkivit të tyre.
Ndërkohë, kryetari i KSHZ, Oliver Derkovski e paralajmëroi mundësinë për votim në mënyrë elektronike në maj, për zgjedhjet presidenciale.