Sekretari i përgjithshëm i LSDM dhe deputeti Aleksandar Kiracovski në konferencë për shtyp sot në Kuvend kumtoi se në Kuvend është siguruar shumica e 80 deputetëve pës miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
“Kam informata se së paku 80 deputetë, në fakt diçka më tepër se 8 deputetë, u bindën se ardhmëria e RM është vetëm në NATO dhe BE, e kjo është e kushtëzuar me Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet në kushtetutë, të cilat duhet të ndodhin më së voni deri të premten e kësaj jave”, tha Kiracovski.