Largimi i kazinove dhe objekteve tjera të lojrave të fatit 3 kilometër larg vendbanimeve është njëra nga kërkesat e Lëvizjes Anti-bixhoz të cilët organizuan edhe dje protestë në qytetin e Tetovës. Kjo lëvizje ju bëri thirje edhe deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë që të mos votojnë ligjin e propozuar nga Ministria e finansave duke thënë se do të mbajnë përgjegjësi politike nëse miratojnë një ligj të tillë. “Edhe një herë para opinionit do ti përsërisim ato kërkesa: Zhvendosja e objekteve të lojrave të fatit në distancë nga 3 kilometra nga çdo venbdanim. Sot nga këtu dërgojmë mesazh të gjithë deputetët që të mos votojnë ligjin e propozuar nga Ministria e Financave I cili ua lehtëson funksionimin bizneseve dhe lojrave të fatit duke I varfëruar edhe më tej qytetarët e vendit tonë”, tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz. Në protestë morën pjesë edhe drejtuesit e muftinisë së Tetovës dhe dioqezës Tetovë-Gostivar. Ata ju bënë thirje qytetarëve që të pengojnë dukuritë e këtilla negative në shoqëri që dëmtojnë më së shumti brezat e rinj. “Gjithë ju që jeni të pranishëm këtu që keni marë pjesë, kjo tregon për serozitetin, për këmbëngulshmërnë dhe paluhatshmërinë tuaj se qytetin tonë, vendin tonë nga elementet që prishin vlera, nga elementet që prishin dimenzionin njerëzor, nga elementet të cilat ndikojnë negativisht në pregaditjen e shoqërisë, e sidomos në përgaditjen e gjeneratës së re”, tha Qani Nesimi, myfti i Tetovës. Përfaqësuesi i Kishës ortodokse maqedonase tha se bixhozi është një fatkeqësitë më të mëdha të kohës së sotme. “Diogjeza e Tetovës dhe Gostivarit e mbështet këtë iniciativë dhe këtë protestë. Nëse në diçka mund të bashkohemi ajo është e keqja më e madhe e këtij shekulli dhe bote që jetojmë e kjo është bixhozi apo kumara”, deklaroi Aleksandar Stojanovski nga Dioqeza e Tetovës dhe Gostivarit. Në këtë protestë mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila njëherësh është edhe nënkryetare e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim.
A. Zeqiri