Në mes të dimrit, në temperaturat minus, në sezonin e gripeve, ftohjeve dhe problemeve respiratorë, qytetarët janë të detyruar që të ecin nga njëra barnatore në barnatoren tjetër për të gjetur ilaç në receta. Fillimisht është data 19 dhe tashmë në një pjesë të barnatoreve kuotat janë të harxhuara. Atyre që i duhen, duhet që barnat t`i blenë privatisht me çmim më të lartë.
“Pse paguajmë sigurim shëndetësor, kur nuk mund që t`i marrim barnat gjatë tërë muajit”, komentuan qytetarët që u anketuan nga ekipi i “24 vesti”.
Fondi për shëndetësi tashmë një vit e gjysmë është duke paralajmëruar zgjidhjen me të cilën do të sigurohet qasja deri te barnat e pacientëve, por deri më tani ngelën vetëm paralajmërime. Sipas informacioneve jo zyrtare, modeli i ri i ndarjes së kuotave të Fondit parasheh uljen e mjeteve nga arka e barnatoreve në llogari të barnatoreve të mesme dhe të vogla që do të marrin më shumë kuota për barna për receta. Kjo sipas barnatoreve të mëdha do të jetë e dëmshme për të siguruarit, pasi që ashtu si thuan, barnatoret e vogla nuk kanë kapacitete për t`u furnizuar me barna.
Fondi për shëndetësi as që vërtetoi as që i demantoi këto informacione. Prej atje nuk u përgjigjën në njërën prej pyetjeve të adresuara deri te to. Shumë shpejtë paralajmëruan një pres konferencë ku do të deklarohen për temën. Ministri i shëndetësisë tha se tashmë në propozim buxhetin e Fondit për vitin 2019 do të ketë ndarje të ndryshme të kuotave për barnatoret në tërë vendin, me çka do të rritet qasja deri te barnat për tërë muajin.
“ Përveç kësaj do të ndryshohet mënyra se si do të paguhen barnat gjegjësisht do të jetë sipas përqindjes së shfrytëzimit të kuotave dhe jo sipas recetës si ishte deri më tani. Në çdo moment nuk do të ketë asnjë rrol nëse ilaçi do të jepet me recetës nga barnat më të shtrenjta ose më të lira, për shkak të kësaj që dhënia e barnave me recetë që janë më të lira, barnatoret kanë përfitim më të madh dhe kjo ishte njëra prej arsyeve se pse nuk kishte barna pas datës 15 dhe pas ndryshimit të kësaj, me këtë metodologji besojmë se kjo gjë do të ndryshohet”, deklaroi ministri i shëndetësisë Filipçe.