Misioni i OSBE në Shkup sot ka promovuar linjë falas për ndihmë (0800-11-011 )për raportimin e kërcënimeve, sulmeve dhe dhunës kundër gazetarëve u prezantua sot në konferencën për shtyp nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM).
Linja falas do të funksionojë 24/7 për të ofruar ndihmë dhe mbështetje gazetarëve dhe punëtorëve të medias në raste frikësimi, kërcënimi, sulmi verbal apo fizik, onlajn shqetësimeve, dhunës së bazuar në gjini, shantazheve dhe çdo situate tjetër të lidhur me sigurinë.
Operatori do t’i këshillojë gazetarët dhe punëtorët e medias mbi atë se si të veprojnë në situata specifike duke i informuar mbi mekanizmat për parashtrim të ankesës të cilat i kanë në dispozicion.
“Sulmi mbi gazetarinë është sulm mbi demokracinë. Kërcënimet dhe frikësimet shpesh shpien deri në vet-censurë, duke kufizuar hapësirën për fluks të ideve dhe mendimeve”, tha Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE në Shkup, Jeff Goldstein. “OSBE me qasjen gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë, punon për të siguruar që mediat të mund të punojnë më lirshëm dhe gazetarët të mund ta kryejnë punën e tyre pa druajtur nga frikësimet apo kërcënimet, duke u ndjerë të sigurt”.
U.d. kryetar i Sindikatës së gazetarëve Zvezdan Georgievski, tha: “Gazetaria cilësore nuk është e mundur pa kushte pune të sigurta për gazetarët dhe punëtorët e medias. Për atë shkak, është shumë e rëndësishme t’ua mundësojmë kolegëve tanë ndihmën e duhur në raste kur ballafaqohen me të gjitha llojet e dhunës.”
Si pjesë e përpjekjeve për ta rritjen e sigurisë të gazetarëve, gjatë konferencës për shtyp, nga OSBE gjithashtu dhuruan xhaketa dhe kapela mbrojtëse për anëtarët e SHGM.