Në komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot do të debatohet për propozim buxhetin për vitin 2019 i cili tani ka hyrë në fazën e dytë. Pas kalimit në këtë komision, propozim buxheti shtrohet para deputetëve në seancë plenare ku duhet të mer miratimin e fundit. Në buxhetin për vitin e ardhëshëm parashihet rritje ekonomike prej 3.2 për qind. Të hyrat parashikohen në vlerë prej 3.4 miliardë euro, ndërsa shpenzimet janë paraparë në 3.7 miliardë. Ministria e ekonomisë ka parashikuar deficit buxhetor prej 2.5 për qind për vitin e ardhëshëm. Në këtë buxhet parashihet rritje e pagave administratorëve për 5%. Për të ndaluar largimin jashtë vendit është paraparë që mjekëve specialistë tu rriten pagat për 10%, me çka ata dp të marrin paga në vlerë prej 90 mijë denarë.
A. Z.