Në Gjykatën penale sot fillon gjykimi i të akuzuarve për rrahjen deri në vdekje të 20 vjeçarit Nikolla Sazdovski, anëtarit të grupit tifoz “Komiti”.
Më 29 qershor Sazdovski ishte i rrahur dhe pas dhjetë ditëve luftë për jetë, iu nënshtrua plagëve në mjekimin intensiv në KARIL.
Prokuroria Themelore Publike për vdekjen e Sazdovskit, tre persona e dyshuar do t’i ndjekë për vepër penale “vrasje”, vepër e cila deri më tani para rikualifikimit është zhvilluar si “dhunë”. Rasti shkaktoi reagime të ashpra si dhe protesta, pas të cilave PTHP e rikualifikoi veprën nga “dhunë”, në “vrasje”.
Dy prej sulmuesve të Sazdovskit janë në paraburgim në burgun e “Shutkës”, ndërsa për të dyshuarin e tretë i cili është i paqasshëm është shpallur urdhër arrest shtëpiak dhe ndërkombëtar.
D. J.