Në pyetjen nga CIVIL Media për cilësinë e ajrit në Manastir, pothuajse të gjithë qytetarët e Manastirit janë të njëzëshëm se e ndjejnë tej mase ajrin e ndotur.
“Në Manastir ajri është relativisht i ndotur, siç është në tërë Maqedoninë, presim nga autoritetet shtetërore të marrin masa për pastrimin e ajrit”, thotë një qytetar.
“Filloi sezoni i ngrohjes, dhe tani edhe më tepër ndjehet ndotja”, thotë një qytetare tjetër.
“Ndotja e ajrit ndjehet tepër, në mëngjes te Kopshti Zoologjik është terr, mjegull nga ndotja. Nuk mund të marr frymë, mbytem” shton një qytetar tjetër.
“Është tej mase i ndotur. Gjatë ditës nuk ndjehet edhe aq, mirëpo pas orës 16, në mbrëmje, ndjehet shumë ndotja, shumë keq”, theksoi një qytetare e Manastirit.
Dehran Muratov
Kamera: Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: D. Tahiri