Edhe nëse vendoset që të vuajë dënimin prej dy viteve, ka mjaftë gjasa që ish kryeministri Nikolla Gruevskita merr rrogën e deputeti edhe gjatë qëndrimit në burg. Sot komisioni parlamentar për çështje të mandateve dhe imunitetit votoi që t’i meret mandati ish liderit të VMRO-DPMNE. Vendimin përfundimtar do të duhet ta mer Kuvendi në një seancë plenare me 80 vota pro. Dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se nuk posedon shumicën e dy të tretave për të siguruar që Gruevskit do t’i meret mandati, ndërsa edhe ish bashkëpartiakët e tij nga grupi prej tetë deputetëve kanë njoftuar se nuk do të votojnë për marjen e mandatit të Gruevskit. Një mënyrë tjetër për t’i marë mandatin një deputeti është nëse i njëjti mungon pa arsye 6 muaj radhazi. Por, kryetari i komisionit për çështje të mandateve dhe imunitetit, Pavle Bogoevski, ditë më parë tha se vuajtja e dënimit me burg llogaritet si arsye dhe në këtë bazë nuk mund t’i meret mandati Nikolla Gruevskit. Sipas kësaj situate, ish kryeministri dhe ish kryetari i VMRO-DPMNE, ekziston mundësia që edhe në burg të mer pagën e deputetit ashtu siç e kanë marë deri tani edhe deputetë të tjerë të cilët me arsye kanë munguar më shumë se gjashtë muaj.
A. Zeqiri