Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuat për pjesëmarrje aktive në ushtritë e Sirisë dhe të Irakut, për një person e zgjeroi hetimin për pjesëmarrje në formacionet paraushtarake të ISIS-it, informoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Siç citojnë nga PPRM-ja në bazë të pronocimeve të bëra nga të dyshuarit të cilët janë marrë në pyetje është vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale “Pjesëmarrje në luftë civile, formacione paraushtarake apo parapolicore” të parashikuara dhe të ndëshkuara me nenin 322 -1 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Në bazë të këtyre argumentave PPRM-ja e zgjeroi hetimin dhe ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës edhe për këtë vepër penale.
Siç citohet në njoftimin e PPRM-së me qëllim që të bëhet pjesëmarrës në formacionet paraushtarake të ISIS-it, i dyshuari në një periudhë jo të konfirmuar saktë, nga viti 2004 deri në vitin 2016, e braktisi territorin e Republikës së Maqedonisë dhe u largua në Siri. Aty ai ka marrë pjesë në formacionet paraushtarake të ISIS-it ku është zënë rob nga ana e Forcave Demokratike siriane dhe është burgosur në burgun ushtarak në Al-Malikijah në provincën Al-Hasak në Siri.
Nga Prokuroria Publike përkujtojnë se për pesë persona nga shtatë që momentalisht janë në arrest, po zhvillohen procese hetuese në kuadër të aksioneve paraprake të njohura si “Celula 1″ (gusht 2015) dhe Celula 2” (korrik 2016).
Katër persona nga të arrestuarit janë pjesë e procedurës hetimore nga rasti “Celula 1”, ndërsa i dyshuari, për të cilin është zgjeruar hetimi është nga procedura hetimore në lëndën “Celula 2” . (MIA)