Mbledhja e parë e Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor të ekspertëve (KPNE) mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështje arsimore, historike dhe arkeologjike është mbajtur dje, janë miratuar Rregullorja për punë dhe dinamikë të takimeve të ardhshme, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë.
“Mbledhja u mbajt në atmosferë miqësore, në pajtim me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Prespës. Të dy palët e miratuan Rregulloren për punë të KPNE-së dhe u pajtuan për dinamikën e mbledhjeve të ardhshme. Sipas nenit 8 të marrëveshjes së Prepsës, ishte sjellur vendim i përbashkët të punohet në mënjanimin e referencave të caktuara në libra, të cilat ishin të pranishme në të kaluarën”, qëndron në kumtesë.
Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheq ekipin e Maqedonisë, para dy ditëve, për MIA-n paralajmëroi se mbledhja do të mbahet në Selanik deri në fund të kësaj jave.
Anëtarët e Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor nga ana e Maqedonisë, përveç ambasadorit Geret, janë profesorët Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmil Spasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kica Kolbe.
Nga Greqia sërish, në komitetin që e ka udhëhequr zëvendësministri i Punëve të Jashtme Markos Bolaris, pjesa më e madhe e anëtarëve janë profesorë nga universitetet e Selanikut. Nga universiteti “Aristotel” në Selanik janë profesorët Spiridon Sfetas, Jakovos Mihailidis dhe Atanasios Lupa nga Katedra e historisë dhe arkeologjisë. Profesori Nikollaos Zaikos është nga Katedra për studime ballkanike, sllovene dhe lindore në universitetin e Selanikut “Makedonija”, përderisa sërish, anëtarët e tjerë janë profesoresha Aleksandra Joanidu nga Katedra e gjuhës ruse dhe filologjia dhe studime sllovene të universitetit athinas “Kapodistrijan” dhe Eftimios Harlavtis nga Drejtoria për vendet e Evropës Juglindore në MPJ-në greke. (MIA)