1443. – Në afërsi të Nishit, u ndeshën ushtria shqiptare e Skënderbeut dhe ajo osmane, e cila u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu së bashku me 300 kalorës u kthye në Dibër, ku populli i priti si çlirimtarë.
1493. – Kristofor Kolombi zbulon ishullin e Dominikës. Në të njëjtën datë të vitit 1978, ky vend bëhet i pavarur.
1760. – Gjatë luftës 7-të vjeçare, Frederiku i Madh i Prusisë mund trupat austriake në Torgan, duke humbur në të njëjtën kohë më shumë se 13 000 nga njerëzit e tij.
1801. – Lindi Vinçenso Belini, kompozitor italian i operave. Ndër veprat e tij përmenden “Norma” dhe “Puritanet”.
1912. – Ismail Qemali, i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë(shkëputjen e plotë nga Turqia).
1918. – Gjatë Luftës së Parë Botërore, një pjesë e flotës gjermane rebelohet në Kil. Në të njëjtën ditë, aleatët nënshkruajnë një armëpushim me Austro-Hungarinë.
1921. – Lindi aktori i njohur italian, Çarls Bronson (emri i vërtetë Çarls Bunçiski). Ndër filmat e tij mund të përmenden “Shtatë të mrekullueshmit” dhe “Dëshirë për vdekje”.
1954. – Vdiq artisti francez Henri Matis. Ai cilësohet si një nga piktorët më të rëndësishëm francezë të shekullit të 20-të.
1964. – Lindon B. Xhonson zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi bindshëm ndaj Berri Golduoter.
1978. – Kolonia britanike, Ishulli Dominika u bë shtet i pavarur.
1982. – Rreth 1000 ushtarë sovjetikë dhe civilë afgane vdiqën gjatë shpërthimit të një tankeri (rezervuar karburanti) pranë një karvani ushtarak sovjetik në tunelin Salang në Afganistan.
1988. – Në Korenë e Jugut, rreth 20.000 policë ndaluan studentët drejt një kërcënimi serioz për rrethimin dhe vrasjen e ish-diktatorit ushtarak Çan Du-Huan.
1992. – Konsulli i përgjithhsëm i Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Hans-Lothar Steppan, përmes Ministrisë për marrëdhënie me jashtë, e njoftoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, se pozitivisht e ka zgjidhur kërkesën e saj për hapjen e Konsullatës së përgjithshme të RM-së në Bon.
1992. – Bill Klinton zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mundur kandidatin republikan Xhorxh Bush. Klintoni ishte i pari president i lindur në Arkansas.
1993. – Republika e Maqedonisë mori statusin e vëzhguesit të GATT – Marrëveshje Ndërkombëtare për Tregti dhe Tarifa Doganore.
1996. – Vdiq në moshën 75-vjeçare Zhan Bedel Bokasa, ish i vetëquajtur perandor i republikës së Afrikës Qëndrore.
1998 – Vdiq në moshen 83-vjeçare Bob Kejn, krijues amerikan i filmave vizatimore. Në moshën 20- vjeçare të jetës së tij ai hoqi dorë nga vizatimi i kafshëve për të krijuar figurën e ‘Batman-it’, një nga superheronjtë më të njohur të botës.
1999 – Presidenti algjerian Abdelaziz Buteflika shpall amnistinë për lirimin e 6 683 të burgosurve, me rastin e 45-vjetorit të Revolucionit të 1 Nëntorit të vitit 1954, i cili u krye për pavarësi.
2004. – Republikani George H. W. Bush, për herë të parë është zgjedhur presidenti i SHBA-së. George Bush. i cili është presidenti i 43-të amerikan, e mori detyrën më 20 janar të vitit 2001. Bush është i biri i George Bush më të vjetrit, i cili ishte president nga viti 1989 deri në vitin 1993.
2014 – Rrokaqielli i ri i Qendrës tregtare botërore, më i larti në Nju-Jork, që u ndërtua në vendin e ish-Kullave binjake, të shembura në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2011 i priti vizitorët e parë – zyrtarët e kompanisë botuese “Konde Nast”. (MIA)