Qeveria sonte në tekst ta shndërrojë atë që është kontraktuar gojarisht për amendamentet kushtetuese në takimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tetë deputetëve nga grupi i ri deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” është epilogu i takimit të mbrëmshëm në Kuvend.
Pastaj teksti duhet t’u dorëzohet tetë deputetëve në konsultime dhe pas publikimit të marrëveshjes së arritur në opinion nga ana e tyre gjatë ditës së sotme, Qeveria në seancë t’i vërtetojë projekt-amendamentet për ndryshim të Kushtetutës sipas Marrëveshjes së Prespës. Në takim nuk është saktësuar nëse katër amendamentet e propozuara nga grupi i deputetëve do të inkorporohen në projekt-amendamentin që do t’i dorëzojë Qeveria në Kuvend, ose do të parashtrohen si amendamente të amendamenteve.
“Në konsultimin e parë janë dhënë orientime, sot kemi folur për thelbin dhe mendoj se i kemi rrumbullakësuar. Mbetet, tani menjëherë pas kësaj deklarate, tërheqjen tonë në Qeveri ta skicojmë gjithë tekstin në projekt-amendamentin i cili i shndërruar në tekst do të dërgohet edhe një herë në konsultim dhe besoj se deri në fund të ditës i konfirmuar nga grupi i ri i deputetëve me qëllim që nesër Qeveria e RM-së në seancë qeveritare t’i konfirmojë projekt-amendamentet”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit.
Kur do të konfirmohet, shtoi, unë si përfaqësuesi i Qeverisë duke i publikuar draft-amendamentet do ta theksoj ku dhe çka është sendërtuar.
“Një pjesë do të sendërtohet në Kodin kushtetues, një pjesë do të instalohet në vetë shpalljen të amendamenteve kushtetuese, kështu që besoj se kemi zgjidhje. Tani mbetet që të shndërrojmë këtë në fjali dhe se deri më tani vetëm kemi diskutuar, skicuar me stilolaps dhe ngjashëm, tani ta shndërrojmë në një tekst, ta shohin përfundimisht këtë tekst dhe të japin konfirmim final se është kjo kështu. Unë besoj se besimin i tyre që i ka udhëhequr të zhvlerësohen, inkurajohen dhe votojnë është me qëllim dhe sot e pash thelbin e kësaj arsye. Mua më vjen shumë mirë që pikërisht kjo arsye dhe sendërtimi i tyre në vetë amendamentet kushtetuese deformon edhe një dilemë e cila ka ekzistuar gjithë kohën dhe gjatë fushatës për referendum, para fushatës, pas nënshkrimit të marrëveshjes, e ajo se e konfirmojmë identitetin maqedonas”, tha Zaev.
“Dua të paralajmëroj, se me projekt-amendamentet e propozuara çdo deputet në Kuvend ka mundësi ta shtojë amendamente në vetë amendamentet, siç shtohen amendamente në ligje. Nuk mundet amendamente, por mundet të shtohen amendamente të draft amendamentet nga ana e Qeverisë”, theksoi Zaevi.
Kryeministri nuk saktësoi nëse Qeveria do të dalë me vetëm katër amendamente të Kushtetutës ose do të jenë më tepër.
Nuk mund të them, mund që të jenë katër, ose edhe pesë, mund të jenë edhe gjashtë, gjithçka varet se si do të shprehet fryma e marrëveshjes së Prespës në amendamente. Ne i publikuam katër qëllimet për ndryshimet kushtetuese, por tani punojmë në pjesën konkrete tekstuale, ky kjo duhet që implikohet. Mund të jenë katër, por mund të jenë pesë, gjashtë apo edhe shtatë. Pa marrë parasysh se sa do të jetë numri, e rëndësishme është që të jenë në frymën e marrëveshjes së Prespës dhe për nevojat e të gjithë deputetëve që janë kthyer në procedurën për ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Zaev.
I pyetur se nëse në preambulë do të ndryshohet edhe Marrëveshja e Ohrit siç ka kërkuar nënkryeministri Bujar Osmani, Zaev tha se ende nuk është marrë vendim për këtë.
“Nuk kemi marrë vendim për këtë. Sot do të punojmë deri vonë. Nesër Qeveria do të vendosë për këto çështje, kështu që kur të kemi diçka përfundimtare rreth kësaj do ta njoftojmë”, saktësoi Zaev.
Paralajmëroi se mbesin transparent, të bëjnë gjithçka që është e mundur dhe është në frymën e marrëveshjes, për, siç tha ta bëjnë procesin inkluziv dhe të shkaktojnë vëllim sa më të madh që është e mundur të konsensusit në Parlamentin e Maqedonisë. “Gjithçka me qëllimin përfundimtar së bashku të mbesim të tillë ashtu siç i ngjan gjatë konfirmimit të protokollit dhe procedurave të rrumbullakësimit nga implementimi i Marrëveshjes së Prespës ose marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Unë mendoj s ka deputetë të cilët gjithashtu besojnë se kjo është mënyra e vetme që Maqedonia ta sigurojë të ardhmen e saj, ndërsa ajo është integrimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në. Besoj se kemi marrëveshje korrekte dhe të drejtë nga e cila edhe të dy palët përfitojnë edhe Maqedonia dhe Greqia dhe besoj se koha shumë shpejtë do ta konfirmojë se jemi në anën e vërtetë”, tha Zaev.
Deputeti Kërsto Mukoski potencoi se kanë biseduar për katër amendamente dhe se kanë marrë konfirmim se do t’u pranohen.
“Ekzistojnë dy mënyra ose ato të inkorporohen në amendamente që do t’i dorëzojë Qeveria në Kuvend ose, sërish, në fazën avancuese të dorëzohen si amendamente tonat në amendamentet e Qeverisë. Për atë sonte plotësisht do të vendosim, por sido qoftë, e rëndësishme është që Qeveria kishte dëgjim dhe ndjesi për kërkesat tona, ndërsa ne me atë jemi të bindur se do të bëjmë mbrojtje shtesë në përforcimin dhe ruajtjen e identitetit të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore-historike të Maqedonisë dhe të gjuhës maqedonase”, deklaroi Mukoski.
Theksoi se në takimin e sontëm në përgjithësi e kanë harmonizuar edhe tekstin e amendamenteve të cilat do të inkorporohen në Kushtetutë.
Sqaroi se amendamenti i parë ka të bëjë me përforcimin dhe ruajtjen plotësuese të identitetit të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore-historike të Maqedonisë dhe të gjuhës maqedonase. Amendamenti i dytë ka të bëjë me sigurimin e garancive për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes ose të futjes në fuqi të marrëveshjes përderisa pala tjetër nuk e ratifikon në Parlamentin e saj dhe nuk i ratifikon dokumentet të cilat sigurojnë inkuadrim në NATO. Amendamenti i tretë ka të bëjë me përdorimin e brendshëm të emrit të ri, përkatësisht propozohet përdorim sukcesiv i emrit të ri me hapjen dhe mbylljen e kapitujve për inkuadrim në BE.
I pyetur nëse edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së do ta përkrahin marrëveshjen, Mukoski tha se të gjithë deputetët që duan ta përkrahin marrëveshjen janë të mirëseardhur.