Televizioni shtetëror grek ERT, pas reagimeve në media për përdorimin e shkurtesës MKD, në ndeshjen e djeshme në hendboll mes Greqisë dhe Maqedonisë, ka dalë me komunikatë ku sqaron se transmetimin dhe pjesën grafike e ka realizuar produksion i jashtëm, jo ERT.
Pas kërkesës dhe reagimit të televizionit shtetëror grek, produksioni në tablonë me rezultatin e ka ndryshuar shkurtesën MKD në FIR.
“Sektorët e sportit nga ERT dhe ERT 3 shpejtë kanë intervenuar dhe kanë kontaktuar kompaninë, me çka ky problem është korrigjuar derisa ka zgjatur transmetimi dhe përfaqësuesja e IRJM-së është zëvendësuar me FIR. Në çdo rast, shërbimet kompetente të ERT do ta hetojnë këtë çështje, me qëllim të zbatohen gjitha procedurat e parapara dhe të ngritët procedurë disiplinore, nëse nevojitet”, thonë nga Televizioni shtetëror grek.
Siç ka lajmëruar korrespondentja e MIA-s në Athinë, ndeshja në hendboll mes Greqisë dhe Maqedonisë është transmetuar drejtpërdrejtë në ERT3, apo në kanalin e tretë të Televizionit shtetëror grek. Në fillim të ndeshjes dhe në pjesën më të madhe të pjesës së parë, përfaqësuesja është paraqitur me shkurtesën MKD. Para përfundimit të pjesës së parë, në disa minuta zhduket dukja e rezultatit dhe koha, me çka është paraqitur shkurtesë e re dhe e korrigjuar. (MIA)