Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin e rregullt koordinues ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit se është formuar grup i pavarur i deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” me tetët deputetët të cilët votuan “për” qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese.
Ky grup parlamentar, koordinator i së cilës do të jetë deputetja Elizabeta Kançeska- Milevska pritet që sot të ketë bisedime me kolegët e tij të LSDM-së lidhur me draft- amendamentet e kushtetutës në pajtueshmëri me katër kërkesat e tyre dorëzuar para votimit të ndryshimeve kushtetuese.
Të premten kur edhe formalisht i nënshkruan aktet se do të veprojnë të pavarur në grup të ri parlamentar, një pjesë e deputetëve kanë informuar se grupi do të veprojë si opozitë, dhe se janë të hapur për deputetë të rinj.
Në Kuvend deri në mesditë nuk kishin arrit draft- amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka paralajmërime zyrtare kur do të mund të ndodhë ajo. Afati prej 15 ditësh skadon të premten.
Edhe pse ishte paralajmëruar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, në Kuvend ende nuk është dorëzuar as propozim- ligji për amnisti.
Ndryshe, në Komisionin për financim dhe buxhet, ka filluar debati për rebalancin e buxhetit.