Nisma qytetare “E dua Vodnon” kërkon ndërprerje urgjente të aktiviteteve për ndërtimin e gazpërçuesit nëpër Vodno për shkak të, siç thonë, rerzikimit tëp jetës së punëtorëve në terren dhe injorimit të masave për mbrojtje nga erozioni.
“Bëhet fjalë për terren kryesisht të vështirë me lakesa prej 63 për qind në gjatësi prej 107 metrave, prej 71 për qind në gjatësi prej 163 metrave,… Punëtorët duhet t’i mbajnë eskavatorët në ambis, sepse ashtu shkon traseja e gazpërçuesit. Duhet ta rrezikojnë jetën e vet në mënyrë që të vazhdojë ndërtimi i gazpërçuesit nëpër VOdno me çdo çmim”, thonë nga “E dua Vodnon”.
Theksojnë se nuk zbatohen masat për mbrojtje nga erozioni të cilat janë të nevojshme në të gjitha lakesat më të mëdha se 20 për qind në park pyllin Vodno edhe pse, siç theksojnë, është e rekomandueshme të implementohen nëpër tërë aksin.
“Masat nuk zbatohen sepse nuk është përfunduar procedura për furnizim publik për zgjedhje të ndërmarrjes e cila do t’i kryejë”, porosisin nga Nisma qytetare dhe shtojnë se Plani për mbrojtje nga erozioni me kërkes[ë të tyre para një muaji i është parashtruar MER dhe Minisitrisë së Transportit dhe Lidhje.
Për ta është simptomatike edhe ripërtëritja e vendimit për prerje nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndërsa thonë se është falsifikat i mundshëm edhe Studimi për ndikim ndaj mjedisit jetësor, sepse një nga profesorët e nënshkruar si bashkëpunëtor, vetë publikisht theksoi se për herë të aprë dëgjon për përpunim të njëp projekti të tillë. Si problem të posaçëm e cekin mospasjen e ëejes apo mendimit nga Minsitria e Mbrojtjes për ndërtim të gazpërçuesit në afërsi të bunkerit në të cilin është vendosur mbrojtja kryesore kundërajrore e Shkupit. Theksojnë se nuk janë miratuar edhe ligjet për Vodno dhe Matkë të cilat janë futur në konkludimet qeevritare prej 22 gushtit të këtij viti.