Ministri i mëparshëm i Shëndetësisë dhe anëtar i VMRO-DPMNE Nikolla Todorov, për të cilin Komiteti Qendror i partisë kërkoi të përjashtohet nga partia, mbrëme gjatë emisionit “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5, tha se e gjithë situata është e paqartë dhe se bëhet fjalë për një rast të ndërtuar.
Vlerësoi se gjatë periudhës së kaluar sikur të kishte pasur tentime të orkestruara me qëllim ai të paraqitet si një tradhtar i partisë.
Me një pjesë të deputetëve nga VMRO-DMPNE-ja të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese, Todorov tha se ishte dëgjuar të nesërmen pas seancës parlamentare.
“Më erdh shumë keq. Ata janë deputetë të përzgjedhur nga populli, të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja”, tha Todorov.
Ai gjithashtu theksoi se vendimin për tu tërhequr nga skena politike e kishte sjell shumë më herët para ngjarjeve të 27 prillit.
Shtoi se nuk ka asgjë kundër asaj që Nikolla Gruevski është kryetar nderi i partisë, por konsideron se nuk duhet kur një lider të largohet, menjëherë të shpallet si kryetar nderi sepse ajo sjell mosmarrëveshje dhe mundësi që kryetari i mëparshëm të ketë ndikim.
D.T.