Konferenca rajonale e titulluar “Drejt multikulturalizmit integrues” do të mbahet sot në Shkup, në kuadër të projektit “Diferenca është në modë – Promovim i multikulturalizmit në nivel lokal”.
Qëllimi i konferencës është që të inicohet diskutimi për sfidat momentale në marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe të theksohet përkushtimi politik dhe institucional në avancimin e dialogut ndërkulturor dhe ndëretnik në vend.
Në konferencë do të do të mbajnë fjalime: Albert Musliu, drejtori i parë ekzekutiv i AsociAcionit për nisma demokratike AND, Frejk Jamat këshiltar, drejtues i Sektorit për çështje ekonomike, ndërtim të institucioneve, bashkëpunim tejkufitar pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Aleksandar Kiracovski nga Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në Kuvendi dhe Rubin Zemon, këshilltar i veçantë për zhvillim të multikulturalizmit në Zyrën e kryetarit të Qeverisë. Para të pranishmëve janë paralajmëruar edhe fjalime edhe të kryetarëve të komunave të Tetovës dhe Kumanovës, Teuta Arifi dhe Maksima Dimitrievski.
Projekti është zbatuar nga Asociacioni për nisma demokratike (AND) Gostivar, me mbështetje të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Partnerë të projektit janë “Asociacioni multietnik “Florens Najtingell” dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. (MIA)