Në Dibër u mbajt mbrëmja e parë e edicionit të 24-t të Festivalit “Oda Dibrane”, që tradicionalisht mbahet në qytetin Peshkopisë të Shqipërisë.
Festivalin e hapën kryetari i Dibrës i Dibrës Ruzhdi Lata dhe kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Muharem Rama.
“Ky manifestim i rëndësishëm u takon të gjithë shqiptarëve. Dibra është e njohur si vend i artit dhe krenarisë. Nga Dibra vijnë shumë artistë të cilët nuk janë të njohur vetëm në Dibër dhe të cilët kanë dhënë kontribut të madh në fushën e artit. Ky manifestim i bashkon të dy qytetet, kulturat dhe kontribuon në mbrojtjen e pasurisë folklorike shqiptare”, tha mes tjerash kryetari i Dibrës Lata.
Për kolegun e tij të Peshkopisë, kryetarin Rama, ky festival është shumë i rëndësishëm në kultivimin e traditave folklorike dhe është manifestim më i madh, pas asaj në Gjirokatës.
Para publikut dibran, në sallën e madhe sportive e këngë dhe valle nga hapësirat mbarëshqiptare u shfaq Ansambli kombëtar për këngë dhe vale nga Tirana.
Festivali “Oda Dibrane” për herë të parë është mbajtur në vitin 1994 në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në vitin 2014 mbrëmja e parë e festivalit është mbajtur në Dibër.
Në tre ditët e ardhshme festivali vazhdon në Peshkopi, me performimin e grupeve dhe ansambleve folklorike të rajonit, ndërsa do të përfundojë me ndarjen e çmimeve për më të suksesshmit. (MIA)