Vendimi i Kanadasë për legalizimin e përdorimit të marihuanës për qëllime rekreative i dëmton përpjekjet globale për kontroll dhe mbrojtje të të rinjve prej tyre, kumtoi Këshilli i KB-së për Kontroll të Narkotikëve.
“Qeveria kanadeze ka kontribuuar për dobësimin e kornizës rregullatore ndërkombëtare për kontroll të narkotik[ve”, qëndron në kumtesën e Këshillit Ndërkombëtar për Kontroll të Narkotikëve me seli në Vjenë.
Këshilli “thellësisht është i shqetësuar nga ndikimi i këtij vendimi politik mbi shëndetin dhe mirëqenien e kanadezëve, veçanërisht të të rinjve”, thuhet në kumtesë. (MIA)