1760. – Lindi Klod Anri Sen Simon, socialist, utopist dhe filozof francez. Pa marrë parasysh të kuptuarit idealist të forcave të zhvillimit shoqëror, ai u afrua deri te kuptimi material i historisë. Vdiq më 19 maj të vitit 1825.
1797. – Nënshkruhet traktati “Campo Formio”, i cili parashikonte marrëveshje paqeje midis Francës dhe Austrisë.
1849. – Vdes nga tuberkulozi në Paris, Frederik Shopen, kompozitor i famshëm dhe pianist romantik polak.
1854. – Filloi rrethimi i Sebastopolit. 60 mijë trupa e rrethuan dhe pas 11 muajsh morën bazën kryesore detare ruse në Detin e Zi.
1902. – Prodhohet kadillaku i parë në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1915. – Lindi Artur Miller, dramaturg i madh amerikan. Në veprat e tij përfshihen “Vdekja e një komisioneri” dhe “Dhoma me pamje”. Artur Miller ishte edhe një nga bashkëshortët e aktores së famshme amerikane, Merylin Monroe.
1956. – Mbretëresha Elisabet përuron centralin e parë bërthamor në Calder Hall.
1961. – Algjerianët demonstrojnë në Paris kundër sundimit kolonial dhe përballen me policinë. Autoritetet thanë se vetëm tre persona gjetën vdekjen, ndërsa grupimi i të drejtave të njeriut insistoi që kjo shifer ishte mbi 240.
1970. – Presidenti Alvar Sadat emërohet president i Egjiptit. Ai zuri vendin e Gamal Abdel Nasser.
1989. – Tërmeti më i fortë që nga viti 1906 godet zonën e gjirit të San Franciskos. Me epiqëndër në Santa Kruz, 80 kilometra në jug të San Franciskos dhe me një fuqi prej 6.9 sipas shkalles Rihter, ai shkaktoi vdekjen e 67 personave dhe 600 të plagosur.
1994. – Në konferencën e Organizatës Financiare Botërore të komisioneve pr letra me vlerë (IOSKO), që u mbaj në Tokio nga 16 e deri më 22 tetor, Republika e Maqedonisë është pranuar për anëtare fuqiplotë.
1994. – Jordania dhe Izraeli fillojnë një traktat historik paqeje, duke i dhënë fund gjendjes së luftës 46 vjeçare midis tyre.
1998. – Ish diktatori kilian, Augusto Pinoçet, arrestohet në Londër ku kishte shkuar të bënte një operacion. Ky arrestim pasoi një kërkesë për ekstradim nga ana e Spanjës.
2003. – India arriti të dërgojë në orbitë, në hapësirë, një satelit vëzhgues shkencor 1 360 kg. Raketa PSLV-C5 u nis nga një qendër hapësinore që ndodhet në Sriharikota.
2006. – Të paktën 60 persona janë lënduar, 15 nga të cilët në gjendje kritike kur u përplasën dy trena në një metro në stacionin qendror në Romë.