Reformat që bëhen në sferën sociale për zvogëlimin e dhe çrrënjosjen e varfërisë duhet të jenë rrënjësore dhe të qëndrueshme, të bëra konform kërkesave dhe nevojave të të varfërve dhe personave në rrezik nga varfëria. Ata duhet të marrin më shumë mjete për ndihmë dhe mbështetje, por edhe të integrohen në shoqëri dhe në tregun e punës. Vetëm kështu do të mundësohet që ata të dalin nga gjendja në të cilën ndodhen.
Këto janë një pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencën për të varfëritë dhe persona të përjashtuar nga shoqëria, që po mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare për çrrënjosje të varfërisë.
“Ne kemi qenë dëshmitarë se 11 vite varfëria dhe personat e shkyçur nga shoqëria janë keqpërdorur për shkaqe të ndryshme dhe se nuk janë miratuar politika që do ta ndryshojnë situatën në vend, por kemi pasur rritje të ndihmës nga dy, tre, pesë për qind që nuk ka dhënë efekt në uljen e varfërisë. Për këtë kemi punuar në dy ligjet kyçe – për mbrojtje sociale dhe fëmijërore. Reforma është prezantuar dhe varësisht nga situata politike do të lëshohet në procedurë, që në afatin më optimal përmes përmes qendrave për punë sociale të implementohet vitin e ardhshëm”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ajo përkujtoi se vendosen të ardhura të garantuara për çdo familje apo individ që jeton në varfëri, e cila do jetë tre herë më e madhe nga ajo që e marrin tani, por siç tha, me qëllim që të aktivizohet e jo të harrohet.
Detyrim për atë do të kenë qendrat për punë sociale, të cilat do të jenë hallka kyçe për lidhjen me tregun e punës, për shkak se siç tha, ka vende pune, por fuqi punëtore e kualifikuar dobët.
Tha se një pjesë e rëndësishme në zbatimin me varfërinë ka edhe sigurimi i shërbimeve sociale në nivel lokal.
Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë theksoi se është e domosdoshme që të ndërtohen partneritete aktive me personat që jetojnë në varfëri dhe në përjashtim social dhe t’i respektojmë kërkesat e tyre dhe nevojat kur krijohen politika që kanë të bëjnë me ta.
Ajo potencon se shifra e varfërisë nuk është ndryshuar në raport me vitin e kaluar dhe se në vend 21,9 për qind e qytetarëve janë të varfër ose në rrezik nga varfëria, në pajtim me të dhënat e Entit për statistikë. Kjo, sipas Dukoskës, do të thotë se rreth gjysmë milionë njerëz jetojnë në varfëri. (MIA)