Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski, i cili është i akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, del nga arresti shtëpiak pasi Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 e ka pranuar garancinë e ofruar të pronësisë së patundshme.
“Këshilli penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup, duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes, S.V., i akuzuar lidhur me ngjarjet prej 27.04.2017 në Kuvendin e RM-së, pas mendimit pozitiv nga Prokuroria përgjegjëse, solli vendim me të cilën e pranon garancinë e ofruar në patundshmëri dhe ka shfuqizuar masën e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për shkak sigurimit të prezencës gjatë procedurës i është caktuar masa e përkujdesjes edhe atë Obligim i të akuzuarit përkohësisht të paraqitet tek personi zyrtar në gjykatën në Ohër dhe përkohësisht i është marrë pasaporta si dhe ndalesë për lëshimin e një të reje”, njoftoi Gjykata Penale.
Me lëshimin nga arresti shtëpiak, Vasilevski do të mund të merr pjesë në seancat plenare të Kuvendit ku në rrjedhë është debati për ndryshimet e Kushtetutës.
Në arrest shtëpiak edhe më tej janë deputetët Kërsto Mukovski dhe Luben Arnaudov, të cilët gjithashtu kanë dorëzuar kërkesë për ndërprerjen e kësaj mase. (MIA)