Demokraci energjetike – Ndryshime në sektorin energjetik në BE është tema e konferencës që në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Izgrejsonce” në bashkëpunim me Green European foundation (GEF) nga Belgjika do të mbahet sot në Shkup.
“Evropa me qëllim të kalimit drejt ekonomisë së qëndrueshme me realizim të politikave të hartuara klimatike duhet tërësisht ta ndryshojë sistemin e përgjithshëm energjetik dhe t’i bashkëngjitet bashkëpunimit midis vendeve-anëtare. Statistikat tregojnë se rreth 45 për qind e amvisërive në BE do të mund të prodhojnë energji ripërtëritëse personale”, thonë organizatorët.
Shtojnë se me hapjen e fondeve para-inkuadruese të Bashkimit Evropian do të hapen mundësi për grante të pakthyeshme dhe mjete financiare për investime në burimet ripërtëritëse të energjisë.
“Tani për tani, përqindje minimale e mjeteve të huaja janë shfrytëzuar në procesin e implementimit dhe ndërtimit të sistemit energjetik në shfrytëzim të burimeve ripërtëritëse të energjisë si resurs kryesor”, thuhet në kumtesë.
Persona juridikë dhe fizikë në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do të jenë shfrytëzues kryesor të mjeteve evropiane me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës energjetike dhe ekonomisë lokale me shfrytëzim të burimeve ripërtëritëse të energjisë. (MIA)