Holanda i informoi ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të cilët prej dje kryesojnë në Bruksel, për sulmet kibernetike ndaj zyrave në Hagë të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).
Sulmin e kreu Inteligjenca Ushtarake Ruse, theksohet në kumtesën e Jens Stoltenbergut, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Sulmi ishte neutralizuar me përpjekjet e shërbimeve britanike dhe holandeze.
Shtetet e NATO-s janë të kënaqura nga vendimi i palës holandeze dhe britanike që ta theksojnë si fajtor Rusinë për përpjekjet për minimin e rendit ndërkombëtar dhe të institucioneve ndërkombëtare. Rusia duhet ta ndalojë këtë sjellje, përfshirë edhe përdorimin e forcës kundër fqinjëve, me tentimet për ndikim ndaj proceseve zgjedhore, me përhapjen e dezinformatave, shtohet në kumtesën e Stoltenbergut. (MIA)