Në Qendrën Informative Kulturore në Shkup sot do të bëhet promovimi i monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” nga autori Fahri Musliu.
Në promovimin, që do të fillojë në orën 14:00, në panel do të marrin pjesë autori Fahri Musiu dhe profesori i Universitetit të Tetovës Qani Nuhiu.
Autor i librit, publicisti dhe gazetari Musliu, për një kohë të gjatë ka raportuar nga Beogradi për mediat ndërkombëtare dhe ato në gjuhën shqipe. (MIA)